Simeone nuk fshihet: Jam i pakënaqur, në pjesën e parë ishim në gjumë

schedule19:43 - 20 Shkurt, 2021

schedule 19:43 - 20 Shkurt, 2021

Atletico Madrid nuk është më ajo skuadra e fillim sezonit, që fitonte ndaj çdo kundërshtari në La Liga. Ekipi i Diego Simeones humbi 0-2 sot në fushën e vet përballë Levantes, por vijon të kryesojë kampionatin spanjoll me 6 pikë më shumë se Reali.

Trajneri argjentinas, Diego Simeone foli rreth disfatës së sotme pas përfundimit të takimit, ku ndër të tjera tha: “Krijuam disa raste për gol, por nuk arritëm dot te rezultati pozitiv, që është ajo që ka më shumë rëndësi. Pjesa e parë ishte e ngadaltë.

Na mungoi shpejtësia dhe gjallëria, por e kundërta ndodhi në pjesën e dytë. E mbështetëm mirë sulmin dhe prodhuam lojë e raste. Levante u mbrojt shumë mirë dhe portieri i tyre kreu një pritje fantastike ndaj Lemar. Më pas erdhi edhe shtylla e Suarez.

Rezultati nuk më pëlqen aspak, por i gëzohem rikthimit të Lemar dhe lojës në pjesën e dytë. Unë mendoj se kur zgjedh një objektiv është e rëndësishme ta ndjekësh atë dhe padyshim kur e arrin është e mrekullueshme.

Por, akoma më e rëndësishme është rruga që merr, dhe kjo rrugë përbëhet nga faza që duhet të kalohen. Ka pengesa dhe momente pozitive, fat i mirë dhe fat i keq. Jemi në mes të rrugëtimit tonë dhe sigurisht që duam të fitojmë titullin“, thekson “El Cholo”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!