Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, ka provuar të luajë me Inter dhe Lazio në Itali, ndërkohë që si trajner ka qenë në krye te Catania në vitin 2011. Aty luante edhe Papu Gomez, i cili tani është pjesë e Atalanta dhe mban shiritin e kapitenit.
Argjentinasi ka zbuluar një prapaskenë nga merkato. Diego Simeone, pas një eksperience të shkurtër te Racing, u rikthye në Europë dhe prej atëherë është në krye të Atletico Madrid. Në skuadër ai donte edhe Papu Gomez dhe klubi spanjoll bëri edhe një ofertë.
“Gjatë asaj vere kam drekuar me Simeone në Argjentinë dhe më tha se më donte si përforcim e do më kërkonte. Në atë kohë Atletiko nuk kishte rezultate të mira, ndaj edhe oferta e tyre ishte 6 milion euro.
Catania nuk donte të më shiste për më pak se 10 milion euro dhe në fund transferimi nuk u konkretizua. Ata nuk më shitën dhe unë doja t’i jepja fund jetës”, tregon Papu Gomez, i cili është një nga lojtarët kryesorë tek Atalanta e Gasperini. /abcnews.al

