Simeone i lumtur me “manita”: Skuadra ka rifituar besimin, jemi përmirësuar nga fillimi i sezonit

schedule09:25 - 4 Maj, 2023

schedule 09:25 - 4 Maj, 2023

Atletico Madrid fitoi me “manita” mbrëmjen e djeshme ndaj Cadiz, duke i rrëmbyer rivalëve “galaktikë” vendin e 2-të në La Liga, pas një sezoni me plot ulje-ngritje për djemtë e teknikut Diego Simeone.

Për mediat pas ndeshjes, trajneri argjentinas foli mbi formën aktuale të ekipit, teksa tha se skuadra ka rifituar besimin dhe nivelin e saj. Gjithashtu në fjalën e tij, Simeone vlerësoi dhe punën e palodhur të 2 anësorëve, Yanick Carrasco e Nahuel Molina.

“Qëllimi është të përmirësohemi. Nuk e nisëm mirë, pushimi na bëri shumë mirë. Skuadra ka rifituar besimin, nivelin e saj sulmon me entuziazëm, mbrohet kolektivisht dhe kjo na bëri të përmirësoheshim. Sot sulmuam dhe mbrojtëm shumë më mirë.

Nga pikëpamja pozicionale, mund të kishim sulmuar më mirë Cadiz-in. Goli i parë ilustron atë që donim. Ajo që po bëjnë Molina dhe Carrasco është ajo që duhet të bëjnë anësorët: na japin thellësi. Loja që më dha Lemar me bën shumë të lumtur gjithashtu, kur është në formë luan mirë me topin”,- tha pas ndeshjen “numri 1” i pankinës së Atletico. /i.m /abcnews.al