Simeone humbet një titullar, rrezikon sfidën me Juventusin

schedule12:07 - 15 Tetor, 2019

schedule 12:07 - 15 Tetor, 2019

Lajme aspak pozitive për Diego Simeonen. Kontrollet mjekësore kanë sqaruar dëmtimin e Stefan Savic dhe bëhet e ditur koha që mbrojtësi do të qëndrojë jashtë.

28-vjeçari i Malit të Zi u dëmtua në kofshën e majtë në barazimin shtëpiak kundër Bullgarisë dhe do i duhet të qëndrojë disa javë pushim. Savic ka kryer vizita të detajuara dhe Atletico Madrid ka sqaruar gjendjen e tij me anë të një komunikate.

Savic në një dyluftim me Lewandovskin

Stafi mjekësor i “Colchoneros” sqaron se qendërmbrojtësi ka një dëmtim të shkallës së dytë në kofshën e majtë dhe do qëndrojë pushim 3-4 javë. Rikuperimi i tij pritet të ndodhë përpara ndeshjes së Championsit kundër Juventusit, por vështirë që të aktivizohet në këtë sfidë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!