Diego Simeone ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Athletic Bilbaos, takim që do të luhet në “San Mames”, i vlefshëm për javën e 34-të të La Liga.
Tekniku i Atleticos, theksoi se nuk e ka aspak mendjen te Champions League, pasi tashmë duhet të përqendrohen te kampionati.
“Nuk po mendoj për garën e Champions-it, më intereson vetëm ndeshja e nesërme”, theksoi fillimisht Simeone.
Ndër të tjera trajneri argjentinas foli edhe për dy nga lojtarët kryesore të skuadrës, teksa për Antonio Griezmann theksoi se është një nga lojtarët më të mirë, ndërsa për Luis Suarez u shpreh se jeton për golin.
Momenti i Griezmann: “Është e vërtetë që për disa ndeshje nuk ka shënuar por gjithmonë punon, gjithmonë ka dhe nuk kam asnjë dyshim se do të dalë nga kjo situatë, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe i duhet vetëm besim për të gjetur golin”.
Kontributi i Luis Suarez: “Jam i sigurt se ai do të shënojë gjithmonë gola, ai e ka brenda. Shpresojmë që ai ta gjejë atë nesër sepse kjo është ajo që ai dëshiron, ndjen dhe jeton”. /f.a/abcnews.al