Diego Pablo Simeone ishte i kënaqur pas fitores së Atleticos ndaj Lokomotivës së Moskës. Në fjalën e tij, strategu argjentinas tha: “Jam i gëzuar, sepse të jesh në Champions League dhe në raundin e 1/16 nuk është e lehtë.
Tani kanë mbetur ekipe të shkëlqyera dhe kushdo që do të kemi përballë, do të jetë një sfidë emocionuese. Ky hap në Ligën e Kampionëve ishte i nevojshëm për klubin dhe ekipin”.
Simeone foli dhe për penalltinë e Trippier: “Ai është lojtari më i mirë që kemi për penallti, por kësaj radhe ishte i pafat. Felix? Kur je i ri, nuk ke frikë nga asgjë. Tani duhet ta krijojmë të njëjtën performancë edhe në kampionat”, përfundoi numri një i Atleticos./abcnews.al