Atletico Madrid siguroi tre pikë të arta në fushën e Valencias. 0-1 fituan “Colchoneros” falë një autogoli, rezultat që ka ngjitur djemtë e Simeones në vend të parë me 23 pikë. Po aq numëron edhe Real Sociedad, por baskët kanë luajtur një takim më shumë.
Diego Simeone shfaqet i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha: “Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte portieri i Vllaznisë, një gjë që tregon se çfarë ndeshjes është luajtur. Krijuam shumë raste me Llorente, Lemar dhe Correa. Portieri i tyre priti 2-3 topa të pabesueshëm.
Skuadra duhet të vazhdojë të tentojë krijimin e sa më shumë rasteve për gol, teksa duhet të shfaqemi me energjinë e duhur përpara portës kundërshtare. Të fitosh në fushën e Valencias nuk është kurrë e thjeshtë.
Mos harroni që ia dolën të mposhtin Real Madrid këtu. U shfaqën të rregullt në fushë, por ne ia dolëm të zhvillojmë pjesën më të madhe të ndeshjes në gjysmëfushën e tyre.
Suarez? Mjeku do na lajmërojë kur të dalë negativ. Kam biseduar me Luis, mezi po pret të rikthehet në fushë. Ai është një lider i dhomave të zhveshjes, e dimë se çfarë është në gjendje të japë në fushë“, deklaron Simeone. /abcnews.al