Simeone beson te kualifikimi: Unë jam optimist, do të kalojë ai që e meriton

schedule09:36 - 25 Nëntor, 2021

schedule 09:36 - 25 Nëntor, 2021

Milan arriti të fitonte kundër Atletico Madrid në Champions League me gol të shënuar 3 minuta nga fundi i ndeshjes me Massias.

Pas kësaj humbje Atletico e shikon veten ne fundin e grupit dhe tashme kualifikimi nuk është në duar e tyre.

Trajneri Diego Simeone nuk i humb shpresat te kualifikimi duke u shprehur se janë akoma në garë dhe do bëjnë maksimumin për të kaluar më tej.

“Mendoj se lojtarët dhanë gjithçka duke filluar nga sjellja, nuk ka pse t’i kritikojmë. Ishin detajet në favor të Milanit, ndaj ato morën tre pikët.

Faza në grupe gjithmonë ka komplikacione. Por unë jam optimist, kam qenë gjithmonë dhe nuk do të ndryshoj. Skuadra do të jetë konkurruese në ndeshjen e fundit në grupe dhe Liga e Kampioneve nuk të fal. Do të kalojë ai që e meriton.

Liga e Kampioneve është një turne kompleks, i vështirë ndaj rivalëve shumë konkurrues. Në ndeshjen e radhës duhet të mundohemi të fitojmë sfidën tonë sepse është ajo që ka rëndësi. Dhe kur je në garë, ne jemi një ekip që ia komplikojmë jetën kujtdo”, shprehet pas ndeshjes Simeone. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!