Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për mënyrën si shkoi ndeshja përballë Real Madrid, finalja e Superkupës së Spanjës. Atletico u mposht pas gjuajtjeve të penalltive.
Simeone tha se kartoni i kuq i Valverdes, i cili ndaloi Moratan të dilte i vetëm përballë portierit, ishte momenti i ndeshjes: “Kartoni i kuq? Gjëja më e mirë që Valverde bëri gjatë gjithë takimit.
Ai është një djalë i ri dhe erdhi për të folur me mua pas ndeshjes. I thashë që nuk ka problem, çdokush do ta bënte. Normalisht, ai ishte një episod që vendosi takimin. Nga pika e bardhë e penalltisë, nuk mund të gjykohemi. Unë nuk kam humbur asnjë finale në 90 minuta dhe për këtë gjë jam shumë krenar”, tha mes të tjerash Simeone./abcnews.al