Italia ka prezantuar fanellën e re dhe është mjaft e bukur, edhe pse mund të ketë shumë kundërshtime mbi faktin që është shmangu uniforma tradicionale. Kombëtarja “axurre” do të ketë një fanellë me të gjelbrën ngjyrë kryesore.
Ndërkohë logoja e federatës italiane nuk do të ketë ngjyrat e flamurit (jeshile, e bardhë dhe e kuqe), por vetëm ngjyrë ari. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka komentuar këtë ndryshim.
“E gjelbra simbolizon punën e madhe që po bëjmë me të rinjtë. Ne duam të festojmë rilindjen e futbollit italian me një ngjyrë që nuk e zëvendëson të kaltrën, por e bën atë më të ndritshme”, është shprehur Gravina në lidhje me fanellën e re të Italisë. /abcnews.al
Il Presidente @gagravina commenta la nuova maglia #Renaissance: “Il verde simboleggia il grande lavoro che stiamo facendo con i giovani. Vogliamo celebrare il rinascimento del calcio italiano con un colore che non sostituisce l’azzurro, ma lo rende ancora più luminoso” pic.twitter.com/16mQbZnpue
— FIGC (@FIGC) October 7, 2019