Simaku për virusin RSV: Prek kryesisht foshnjat, nuk ka vend për panik

schedule17:26 - 17 Janar, 2023

schedule 17:26 - 17 Janar, 2023

Në dimrin e tretë të pandemisë është kthyer në qarkullim virusi i rrugëve të frymëmarrjes sincitial ose RSV.

Epidemiologu Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik tregon se ai prek kryesisht foshnjat dhe nis të shfaqet me shenja të ngjashme me gripin.

Mjeku thotë se nuk ka vend për panik pasi ashtu si në Europë dhe në vendin tonë mbizotëron gripi.

Gripi është i përhapur në të gjithë vendin dhe nënvariantet e tij sipas specialistëve po prekin ccdo moshë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!