“Me rehabilitimin e Berlusconit çdo gjë ndryshon. Qendra e djathtë në sondazhe ka 40 për qind të votave, Forza Italia po fiton terren dhe Berlusconi është gati për të kandiduar si kryeministri i ri i Italisë.”
Ka qenë kjo deklarata e papritur e deputetit të Forza Italia, Renato Brunetta. Në një kohë që Lëvizja Pesë Yjet dhe Lega e Salvinit, pjesë e koalicionit të qendrës së djathtë, janë ende në bisedime, Bruneta shton se partia e tij nuk ka frikë nga zgjedhjet e reja dhe as ka pasur ndonjëherë.
Por zgjedhjet e vazhdueshme në vend nuk janë një gjë e mirë për Italinë, përfundoi ai.