Mjeku i njohur Skënder Brataj ka reaguar pas infektimit me Covid-19 të shefes së Shërbimit Epidemiologjik në ISHP Silva Bino. Brataj thotë se sëmundja e koronavirusit ka marrë përmasa të mëdha dhe vazhdojë të infektojë pa kursyer as personelin mjekësor. Ai i uron Binos shërim të shpejtë që të mund të kthehet në detyrë sa më shpejt.
“Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Coronavirusi që tani ka marë përmasa akoma më të mëdha vazhdon të infektojë pa kursyer as personelin mjekësor. Doktoresh Silva njëra nga profesionistet më të mira të shëndetësisë shqiptare ka qenë në vijën e parë që me fillimin e kësaj epidemie.
Edhe doktoreshë Silva nuk ishte e pa prekshme, prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoreshë Silva”, shkruan Brataj./mv. abcnews.al