Sillnin në Shqipëri dokumente të huaja false, në pranga 3 persona

schedule10:38 - 13 Qershor, 2023

schedule 10:38 - 13 Qershor, 2023

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara.

Sipas policisë mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Watermark”, është bërë I mundur ndalimi i Mariglen Hotit 35 vjeç, Shkëlqim Hoxhës 35 vjeç dhe i Ilir Hoxhës 34 vjeç të tre banues në Tiranë.

Mësohet se në fillim në Kamzë është lokalizuar 35 vjeçari Hoti, të cilit i është gjetur një patentë italiane e dyshuar e falsifikuar.

Pas hetimit është zbuluar se Shkëlqim dhe Ilir Hoxha, siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin 35 vjeçarit, kundrejt pagesës, dhe ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!