Siljanovska risjell në fushatë konfliktin e vitit 2001/ Xhezairi: VMRO po luan me kartën nacionaliste

schedule16:23 - 1 Maj, 2024

schedule 16:23 - 1 Maj, 2024

Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska-Davkovka nga tubimi në Kumanovë citoi të drejtën ndërkombëtare e cila sipas saj thotë se disa vepra kundër njerëzimit nuk vjetërsohen asnjëherë, shkruan Alsat. Siljanovska pretendoi në luftën e vitit 2001 dhe mundësinë e adresimit të këtyre veprave në një tribunal ndërkombëtar.

Siljanovska tha se është koha që Maqedonia të ketë president i cili nuk vjen me forcë por me autoritet të merituar.

Analisti Seladin Xhezairi në një lidhje përmes “Skype-t“ për “Balkan Update” në ABC News, tha se VRMO po luan me kartën nacionaliste.

Ndër të tjera ai tha se “Gishti kërcënues i saj tregon mungesën platformës, ofertës së saj dhe partisë që mbështet”.

“Gishti kërcënues i saj tregon mungesën platformës, ofertës së saj dhe partisë që mbështet kur është fjala për këto zgjedhje. Luajtja me kartën nacionaliste nuk është e shëndetshme për askënd. Në vitin 2001 doli një palë fituese dhe një palë humbëse. Kemi marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit. Në marrëveshjen e Ohrit, është shënuar që kompetente është Tribunali i Hagë.”, tha analisti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!