Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Siguruan ushqim dhe strehuan Flodian Plakun, gjykata jep masat për 4 të arrestuarit në Orikum

schedule12:00 - 7 Gusht, 2025

schedule 12:00 - 7 Gusht, 2025

Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të enjte masat e sigurisë për personat e arrestuar pak ditë më parë në Orikum. Tre prej tyre janë lënë në burg, ndërsa vetëm për njërin prej tyre është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Konkretisht për shtetasit Albano Lapshi, i cili i çonte ushqim, Ligor Doko pronar i hotelit ku u arrestua Plaku dhe Julian Aliaj që u kap me pistolete është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”.

Ndërsa për shtetasin Armando Dano, berberi me origjinë nga Shkodra është vendosur masa detyrim paraqitje.

I njohur me nofkën “Pole Qorri”, Plaku është i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjes. Më herët në pranga e policisë ka rënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Edison Haxhiun dhe Ilir Beqaraj.

Këta të fundit mendohet se ndihmuan që Plaku të largohej jashtë vendit. Gentian Bejtja u ekzekutua me mbi 30 plumba pasditen e 15 marsit, brenda serës në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!