Siguroi targat e makinës për ngjarjen e “Don Boskos”, kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

schedule16:27 - 7 Qershor, 2023

schedule 16:27 - 7 Qershor, 2023

 

Gjyakta e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masën “arrest me burg” për 28-vjeçarin, Nikoll Sherrniku, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 12.03.2023, në “Don Bosko” ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën disa të tjerë.

LEXO EDHE: EMRI/ I dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen Mimoza Pajës në “Don Bosko”, lihet në burg 28-vjeçari

Sherrniku sipas hetimeve ka siguruar mjetet e përdorura në ngjarje, si targat e makinës të marra në Gjermani.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se 28-vjeçari është arrestuar më herët edhe si autor i dyshuar për vrasjen e Xhuljo Prelës në dhjetor të vitit 2020 në aksin rrugor Lezhë -Milot.

Po ashtu mësohet se Sherrniku është arrestuar në gusht të vitit të kaluar në Shëgjin me kallashnikov në automjet bashkë me një vajzë ku dyshohej se do të kryente vrasje.

Materialet për atentatin në “Don Bosko” i kishte siguruar para se të arrestohej.r.t/abcnews.al