“Sigurims, por s’ka marrë vendime”, konfirmohet drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

schedule11:42 - 19 Gusht, 2020

schedule 11:42 - 19 Gusht, 2020

Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Gjovalin Lokaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit për vettingun në polici.

Përballë anëtarëve ai ka shkuar i vetëm pa praninë e një avokati. Ata kanë deklaruar se Lokaj ka qenë operativ i sigurimit të shtetit në 6 muajt e parë të vitit 1991, gjë të cilën sipas trupës së KJ Lokaj e ka fshehur në deklarimet e tij.

Lokaj ka kërkuar nga anëtarët e komisionit që të mos e paragjykojnë për shkak të studimeve, duke deklaruar se nuk ka dënuar apo keqtrajtuar asnjë.

Ndërkohë autoriteti i dosjeve ka sjellë një raport të dytë ku thuhet se Lokaj nuk ka firmosur asnjë dokument gjatë kohës kur ka punuar si operativ i Sigurimit të Shtetit në zonën e Bicajt në Kukës.

Debati 

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit: Janar 1991 qershor 19 91 Gjovalin Lokaj ka qenë operativ i Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë në përgjigjet e tij ka deklaruar se nuk ka qenë. Ndërkohë deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e Sigurimit të Shtetit. Komisioni i Jashtëm do të vlerësojë në qoftë se ka apo jo kriter ndalues kjo situatë dhe gjetje ndaj Lokajt.

Lokaj-Komisionit: Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe

Lokaj: Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askënd në Sigurimin e Shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!