“Sigurimi sipas dëmit, vetëm për mjetet personale”, Hajdarmataj: Vlerësohen të gjitha rrisqet. Primi s’mund të ndryshohet më shumë se dy herë në vit

schedule14:29 - 24 Shtator, 2024

schedule 14:29 - 24 Shtator, 2024

Drejtuesit e automjeteve do të paguajnë siguracionet në bazë të historikut të dëmeve të shkaktuara. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren, që do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm, dhe e cila përcakton kriteret në bazë të cilave do të përllogaritet vlera e siguracionit.

Sekretarja e Përgjithshme në Shoqatën e Sigurimeve, Mimoza Hajdarmataj deklaroi se kjo rregullore vlen vetëm për mjetet personale. Në një intervistë për “Money Report”, ajo tha se në faktorët e riskut shtohet edhe mosha ndërsa shtoi se primi i sigurimit nuk mund të ndryshohet më shumë se dy herë në vit.

“Bëhet fjalë vetëm për autovetura, jo çdo mjet në transport i nënshtrohet kësaj rregulloreje. Prek sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta TPL, jo kartonin jeshil apo sigurimin kufitar. Faktorët e riskut që do të jenë të implementuara nga çdo kompani sigurimi janë të ndarë edhe në kategori. Kemi primin bazë, mbi të llogaritet edhe një prim risku për disa nga faktorët që rregullorja i ka kategorizuar por përsëri kompanitë e sigurimit janë të lejuar të parashikojnë edhe disa faktorë risku shtesë.

Fillojmë me sistemin Bonus Malus. Kompanitë e sigurimit janë të detyruara të ndërtojnë një sistem që përfshin historikun e dëmeve, automjetin që ka shkaktuar dëm, koha që do të shtrihet, shkaktarin e aksidentit. Të gjitha këto edhe nëse shkaktari nuk ka qenë i regjistruar në këtë listë, ndërtohet ky historiku i dëmeve mbi të cilën vlerësohen të gjitha risqet, një automjet që shkakton dëm apo përdorues do të ketë një koeificent të përcaktuar në periudhat e mëvonshme të prerjes së sigurimit me një koeificent rritjeje primi. Është edhe fuqia motorike e mjetit. Mjetet me fuqi të madhe motorike në rast përfshirjeje në aksident, dëmet që shkaktojnë apo vlera e dëmit është me e lartë se një smart le të themi. Edhe mosha e përdoruesit. Ka dallim të madh një pensionist përdorues mbi 60 vjeç apo një individ i ri.”, u shpreh Hajdarmataj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!