Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmeti/ AMF: Drafti së shpejti gati, tarifa bazike. Automjetet? Brenda vitit nis aplikimi sistemi bonus-malus

schedule14:28 - 15 Maj, 2024

schedule 14:28 - 15 Maj, 2024

Drafti për sigurimin e detyrueshëm të banesave do të jetë gati së shpejti. Gjatë raportimit në kuvend kryetarja e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi tha se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët do të jetë minimale, ndërsa po diskutohet edhe për përfshirjen e kompanive private.

Zhvillime pozitive ka pasur gjatë vitit të kaluar edhe tregu i pensioneve private .Numri i anëtarëve arriti në 38 mijë duke pësuar një rritje me gati 18% krahasuar me një vit më parë.

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare brenda këtij viti do të nisë edhe zbatimi i skemës bonus-malus për sigurimin e automjeteve në bazë të historikut të aksidenteve.

Gjatë vitit 2023,është konstatuar zgjidhja  me marrëveshje midis drejtuesve të mjeteve  e aksidenteve në  mbi 37% të rasteve për dëmet me vlerë deri në 30,000 lekë, duke sjellë njëkohësisht edhe reduktim të dokumenteve për praktikat e dëmeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!