Sigurimi i banesave nga fatkeqësitë natyrore, Morina: Nuk është taksë, qeveria është e vonuar

schedule17:59 - 11 Janar, 2021

schedule 17:59 - 11 Janar, 2021

Nga Erblina Mile

Sigurimi banesave në vend duhet të bëhet  i  detyrueshme me ligj. Presidenti i grupit Eurosig-Insig & Uba Bank, Kadri Morina  deklaron se  pas tërmetit dhe përsëritjes së përmbytjeve qeveria duhet të  reagojë sa më parë  pasi sigurimi i banesave  nuk është taksë por një shërbim.

“Qeveria është shumë e vonuar për të bërë këtë paketë të cilën i them edhe opozitës, që kjo nuk është taksë, por një shërbim që të kthehet mbrapsht, që edhe nesër qeveria e opozitës kur të vijë në qeveri do të drejtojë për dy muaj vetëm emergjencat civile.

Kompania e sigurimit nuk të përgjigjet ty nëse të mbytet shtëpia sot. Ku me të çuar ty? Kompania e sigurimit vjen të vlerëson dëmin dhe ka një akord siç i ka vendosur Autoriteti Mbikëqyrës Financiar, që brenda dy muajve të japë paret dy, se ku rri ti është puna jote, për këto dy muaj përgjigjet qeveria për ty” tha ai.

Morina sqaron se kostot për sigurimin e një banese mbeten shumë minimale në krahasim me vlerën e shpërblimit që marrin më pas qytetarët.

“Rastin e kostos financiare që ndodh prej sigurimit të shtëpisë, unë e kam shpjeguar, që sigurimi me ligj të detyrueshëm nuk është më tepër se 50 euro për 100 mijë euro” tha ai.

Kompanitë e sigurimeve  në Shqipëri janë të mirëkapitalizuara  dhe vetëm në një rast Eurosig ka paguar 2,6 milionë euro për përmbytjen që iu shkaktua kompanisë italiane që po ndërtonte By Pass-in e Fierit.

“Ne paguam 2,6 milionë euro kompanisë italiane. Nëse unë arrij t’i paguaj 2.6 mln euro një kompanie, si ka mundësi që nuk i paguaj të gjithë popullatës sime që kanë bërë sigurimin e shtëpive të tyre” tha ai.

Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave tashmë ka mbetur pezull prej vitesh ndërsa  aktualisht në vend janë të siguruara vetëm 0.2% e pronave dhe këto kryesisht të blera me kredi. Vetëm për dëmet e shkaktuar nga tërmeti Kompanitë e sigurimit paguan mbi 40 milion euro./ db/Abcnews.al