Ekspertja për ekonominë Romina Radoshniqi, e ftuar në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për sigurimet shoqërore, sfidat aktuale si edhe rritjen e pensioneve.
Gjatë intervistës, Radoshniqi theksoi se është shumë e rëndësishme sa i përket sigurimeve shoqërore që të bëhet një edukim financiar i qytetarëve.
“Duhet një edukim financiar që edhe vetë qytetarët të kuptojnë që ka kosto më shumë të punojnë në informalitet se sa të deklarojnë pagën reale të tyre edhe ndoshta mund të marrin pak, por nesër kanë një të ardhme më të sigurt. Pra çdo individ që ka kontribuuar thotë dua të ndjehem i barabartë. Vetë individi duhet të kuptojë, duhet të planifikojë pensionin, duke deklaruar pagën reale. Por nëse do ishte një model që ta merrnim do ishte mirë, por fakti që vetë Shqipëria ka kërkuar ekspertë të jashtëm tregon që kërkon shumë punë”, tha ajo.
Gjithashtu gjatë intervistës në studio, u shpreh se rritja e pensioneve siç edhe është premtuar është e realizueshme.
“Kur janë bërë planifikime nuk mendohej që do niste një luftë, dhe uroj të mbarojë më shpejt sepse nga lufta goditen vetëm qytetarët. Por rritja e pensioneve në nivelet që është premtuar mendoj që është e realizueshme, sepse jemi një vend që pretendojmë që do rrisim turizmin. Por mendoj që në fokus duhet të jenë edhe në sektorë të tjerë më të qëndrueshëm si Bujqësia dhe uroj që të kemi edhe një valë të frenimit të largimit të të rinjve sepse janë një element shumë i rëndësishëm”, tha mes të tjerash ajo.
/abcnews.al/


