Analisti Skënder Minxhozi tha për ‘Tirana Live’ se tema qendore e samitit ishte ajo e sigurisë. Më tej, Minxhozi komentoi fjalimin e Ramës duke i vënë theksin angazhimit dhe rrugës sonë për në BE. Për Minxhozin, ky samit i sotëm ishte një ngjarje historike që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e vendit.
“Tema qendrore e thjeshtë ajo e sigurisë, në sensin e marrjes së masave që agresioni rus të pushojë sa më parë. Tema e zgjerimit u nënvizua fort në fjalën e Ramës, u rimor nga Meloni dhe Macron. Liderë të tjerë iu përmbajtën temës që ka vetë samiti për shqyrtimin e masave për ta ndihmuar Ukrainën.
Në fjalën e Ramës, nuk iu referua luftës në Ukrainë drejtpërdrejtë. Iu referua armëve, konfliktit dhe më tej tek aspirata afatgjatë e shqiptarëve që sa më parë të bëhen pjesë e Europës. Ky samit ka qenë historike për Shqipërinë, që një listë kaq e gjatë shtetarësh të zgjedhin Tiranën për tu bashkuar në një organizim.
Është një event që do mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve.”
Më tej, analisti tha se ky samit i sotëm nuk do të ofrojë paqe më të sigurt mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi sipas tij në konsolidimin e paqes ka shumë faktorë pjesëmarrës.
“Në këtë samit është më shumë një shprehje vullneti sesa një akt. Nuk besoj se pas këtij samiti paqja është më e sigurt. Është një proces me shumë zig zage dhe është dhe roli i Erdogan për tu ofruar si mediatorë, është Kina dhe Perëndimi. Me një konflikt të zgjatur dhe me probleme ekonomike është i interesuar të mbyllë konfliktin, por do të tregojë dhe forcën pas pushtimit të 1/5 të saj.” / abcnews.al