Siguria në plazhe/Karamuço: Po ndryshon mentaliteti, shqiptarët kërkojnë jelekët e shpëtimit dhe pyesin për problemet teknike

schedule13:34 - 2 Gusht, 2023

schedule 13:34 - 2 Gusht, 2023

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raportoi nga një lidhje nga plazhi i Shëngjinit se ‘tashmë pushuesit ndihen më të sigurtë në këtë sezon turistik për shkak të shmangieve të mjeteve lundruese në bregdet, por edhe për shkak të sigurisë’.

Ky raportim u mbështet dhe nga ekperti Ervin Karamuço, i cili u shpreh për “Tirana Live” se pushuesit shqiptarë tashmë kanë krijuar një kulturë lidhur me sigurinë në plazhe dhe kërkojnë jelekët e shpëtimit kur hipin në një mjet lundrues, apo pyesin nëse ka probleme teknike.

 “Tashmë ne kemi filluar ta krijojmë këtë kulturë, madje kam vënë re që qytetarët kërkojnë jelekët e shpëtimit kur hipin në një mjet lundrues nëse janë apo jo.

Shikojnë dhe pajisjet nëse kanë probleme teknike apo jo. Kanë filluar të kenë kërkesa për një shërbim më cilësor, duke futur elementin e sigurisë së pari. Kjo po ndryshon mentalitetin tonë se ne nuk kemi pasur informacion, nuk kemi pasur një kulturë për mbrojtjen. Gjithçka ka filluar të ndryshojë dhe me rritjen e fluksit të pushuesvem duhet të kemi parasysh diçka, që këtë vit ne kemi pothuajse të dyfishuar numrin e turistëve dhe kemi po atë numër të Policisë së Shtetit. Po punohet mbi kapacitet dhe ka të njëjtin numër të qytetarëve”.

Më tej, ai tha se tani nuk ka më as trafikim të qënieve njerëzore apo lëndësh narkotike, edhe këto mjete lundruese janë shitur dorë pas dore, duke u përdorur së fundmi nga pushuesit për argëtim.

“Tani flasim për zero lundrime me trafikim të qënieve njerëzore drejt brigjeve italiane, jo se e kemi thënë ne si autoritete, por e ka thënë vetë policia italiane. Madje nuk ka as lundrim të lëndëve narkotike më. Kanabis sativa ka qene një problem me Italinë. Gjithsesi këto motorskaf është për t’u përmendur që disa prej tyre janë adoptuar tashmë për lundrime turistike. Pra, kanë qene dikur që përdoreshin nga trafikantët, kanë kaluar nëpër duar të tjera dhe janë shitur. Tani janë vendosur poltrone dhe përdoren për shëtitje turistike, lundrime në atraksione të ndryshme si Karaburun apo Ksamil. Kjo është një shenjë shumë e mirë, një këmbanë, që gjërat po ndryshojnë dhe njerëzit po i kthehen aktivitetit të ligjshëm se e kanë parë që me këto aktivitete nuk do ta kishin të gjatë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!