Pas ngjarjes së rëndë të ekzekutimit me armë zjarri në sallën e gjyqit të Astrit Kalasë, siguria në gjykata është kthyer në qendër të debatit publik.
Fieri është qyteti me precedent në sulmet ndaj gjyqtarëve, ndërsa avokatët dhe magjistratët risjellën në kujtesë sulmin me armë ku u plagos gjyqtarja Irena Maneku. Kjo ngjarje bëri që për herë të parë në gjykata të vendosej një roje sigurie dhe detektorë metalikë. Por mangësitë janë më tepër se kaq.
Thirrja për sensibilizim dhe shtim të masave të sigurisë në gjykata erdhi edhe nga Korça.
Kreu i dhomës së avokatisë në Korçë, Nevzat Tarelli tha se siguria s’duhet të mungojë në asnjë subjekt dhe aktorë të drejtësisë.
Duke iu përgjigjur thirrjes së dhoomës së avokatisë së Shqipërisë, në Korçë seancat në datën 9 dhe 10 tetor në gjitha nivelet e gjyqësorit do të pezullohen

