Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Siguria kibernetike/ Eksperti i IT: Shqipëria ka bërë përparime, jemi i vetmi vend me të dhëna online

schedule14:21 - 9 Tetor, 2025

schedule 14:21 - 9 Tetor, 2025

Siguria kibernetike është kthyer në një nga sfidat më të mëdha për vendet në mbarë botën, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, eksperti i IT-së, Shahin Dokuzi, theksoi se vendi ynë ka bërë përparime të ndjeshme në fushën e mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike, sidomos pas përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Europian.

Ai nënvizoi rëndësinë e investimeve në teknologji dhe bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë si BE dhe NATO, ndërkohë që vuri në dukje mungesën e profesionistëve në këtë fushë si një nga sfidat kryesore që duhet adresuar.

“Siguria kibernetike është kthyer në prioritet për të gjitha vendet. Shqipëria ka përparime në mbrojtjen kundër sulmeve. Përshtatja e legjislacionit me BE ka shtyrë shtetin që të rrisë më shumë investimet. Jemi i vetmi vend që i kemi të dhënat online.

Bankat janë institucionet me infrastrukturën më të sigurt ndaj sulmeve kiberentike. Të gjitha bizneset po i kushtojnë vëmendje investimet, madje edhe sektori privat. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ketë kontakt dhe partneritet me vendet e tjera të Bashkimit Europian. Duhet të jemi në përputhje dhe në kontakt me NATO-n dhe me vendet e tjera.

Ndodhin mijëra sulme në ditë. 48 sulmet janë më të rëndat që kanë lënë shenja dhe kanë nxjerrë të dhënat. Mbrojtja jonë varet më shumë nga pajisja, por kemi dhe një nivel shumë të ulët të profesionistëve në fushën e teknologjisë. Duhet të ketë më shumë mbështetje”, tha eksperti i IT./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!