Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, foli për sigurinë e rajonit, duke u ndalur edhe tek deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai u shpreh se ka një riorganizim të Forcave Amerikane të Sigurisë në Europë.
“Jemi dëshmitarë se ka një angazhim të ri të SHBA në riorganizim e forcave të saj të sigurisë, posaçërisht në Evropë. SHBA ka 12 baza në Europë dhe tani po e dislokon angazhimin e tyre. Pra nuk po e zvogëlon. SHBA po kërkon një angazhim në serioz nga shtetet anëtare. Duke parë nevojat e saj ushtarake SHBA po riorganizohet. Po ashtu edhe në Ballkan ka një angazhim serioz të sigurisë të SHBA, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri”, tha më tej Elezi.
Më tej u shpreh se SHBA ka pasur kujdes të veçantë për Kosovën.
“Kemi siguruar edhe helikopterë të rëndësishëm, forca sigurisë së Kosovës është mbështetur. Por fokusi i SHBA në Kosovë është një garanci serioze se Kosova do të jetë e garantuar pavarësisht se nuk është anëtare e NATO-s”, tha më tej eksperti i Sigurisë Bedri Elezi.
/abcnews.al/