Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Siguria dhe ndërtimet pa leje/ Lamallari dhe Hita takojnë drejtuesit e institucioneve në Sarandë

schedule18:26 - 19 Maj, 2026

schedule 18:26 - 19 Maj, 2026

Vetem pak dite nga arrestimet e drejtuesve te komisariatit te sarandes, tashme nen hetim per perfitime te paligjshme nga lejimi I ndertimeve pa leje ne sarande, ministri I bredshem dhe drejtpri I pergjithshem I policise zhvilluan nje takim ne kete qytet me drejtues te IKMT,  pushtetit vendor dhe institucioneve lokale me fokus kontrollin e territorit dhe garantimin e sigurisë publike në zonat bregdetare.

Lamallari dhe Hita thane se askush nen uniformen e policise nuk do te lejohet te abuzoje me ligjin apo te mbeshtese shkelesit e tij

Ndërtimet pa leje, zaptimi i hapësirave publike apo abuzimet në kurriz të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, janë një vijë e kuqe



Kjo është e papranueshme për integritetin e Policisë së Shtetit. Është e papranueshme për mua, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që një punonjës policie të bëhet palë me shkelësit e ligjit. Kushdo që mban uniformën e Policisë së Shtetit duhet të jetë në anën e ligjit dhe të qytetarëve, jo në anën e paligjshmërisë.

Kreu I bluve Skender Hita tha se policia ka barren kryesore ne goditjen e paligjshmerise. Por ai kerkoi edhe bashkepunimin e institicioneve te tjera per parandalimin e ndertimeve pa leje

IMT-ja, Policia Bashkiake, IKMT-ja, pushteti vendor dhe çdo institucion përgjegjës duhet të bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin, për të parandaluar në kohë çdo rast paligjshmërie. Cilido prej këtyre institucioneve që merr indicie, informacion apo konstaton paligjshmëri, duhet të veprojë menjëherë dhe në koordinim me aktorët e tjerë, duke mos lënë asnjë hapësirë për tolerim apo zvarritje

Nga saranda, qyteti qe pret mijera te huaj ne plazhet e tij, ministri I brendssem dhe drejtori I policise se shtetit kerkuan bashkëpunim institucional, jo vetëm për parandalimin e ndërtimeve pa leje, por edhe për garantimin e rendit, sigurisë publike per qytetaret dhe turistet

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!