Siguria dhe mbarëvajtja e sezonit turistik/ Balluku: Presim rreth 14 milionë vizitorë

schedule11:59 - 29 Prill, 2024

schedule 11:59 - 29 Prill, 2024

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në aktivitetin e organizuar këtë të hënë “Safe stay in Albania”, foli për mbarëvajtjen e sezonit turistik

Gjatë fjalës së saj Balluku u shpreh se është bërë një punë e jashtëzakonshme nga ana e qeverisë dhe bashkive, duke shtuar se ky vit do të ketë më shumë angazhime.

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme nga qeveria shqiptare, nga bashkitë e vendit, nga kryeministri Rama. Kudo që ne lëvizim takoj shqiptarë që thonë ndihemi kur themi që jemi nga Shqipëria. Këtë vit 14 milionë është projeksioni”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!