Siguri e lartë në Napoli për ndeshjen Itali-Angli, autoritetet i tremben përplasjes së dy tifozerive

schedule10:25 - 23 Mars, 2023

schedule 10:25 - 23 Mars, 2023

Sot në mbrëmje, Italia dhe Anglia do të ndeshen së bahsku në Napoli për ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Euro 2024. Kjo sfidë nuk pritet të jetë e luftuar vetëm brenda fushës së blertë, por edhe jashtë saj. Autoritetet përkatëse të së dyja vendeve parashikojnë një përplasje të tifozëve dhe kështu ata do të rrisin sigurinë në qytetin e Napolit për të evituar këtë gjë.

Policia italiane dhe Scotland Yard po punojnë së bashku për të parandaluar një përplasje mes tifozëve të kombëtares së Italisë dhe Anglisë, të cilët luajnë të sot në mbrëmje në Napoli.

Autoritetet italiane janë të prirura të shmangin incidente të mëtejshme pasi tifozët e Napolit dhe Eintracht u përplasën në Napoli përpara ndeshjes së Champions League javën e kaluar.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se policia italiane dhe Scotland Yard po bashkëpunojnë për të ruajtur rendin dhe paqen dhe rreth 2500 tifozë anglezë pritet të mbërrijnë në Itali për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024.

Policia angleze do të kontrollojë tifozët dhe do të konfiskojë rripat e tyre përpara se të largohen nga Britania e Madhe, ndërsa homologët e tyre italianë do të monitorojnë rreptësisht Lungomaren në Napoli, ku shumica e tifozëve anglez kanë rezervuar akomodimin në hotel.

Ndërkohë, ndeshja e planifikuar më parë mes tifozëve të dy vendeve u anulua për shkak të kërcënimeve që dyshohet se u dërguan me e-mail nga ultrasit e Napolit, të cilat FIGC dhe autoritetet italiane i konsiderojnë të besueshme. Mirëpo ultrasit pohojnë se ata nuk qëndrojnë pas kërcënimeve sepse “nuk është stili i tyre”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!