Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sidney regjistron numrin më të lartë të infektuarve në një muaj, pavarësisht bllokimit

schedule13:43 - 8 Korrik, 2021

schedule 13:43 - 8 Korrik, 2021

Sidney ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve në një muaj, pavarësisht bllokimit prej dy javësh. Vendi raportoi 38 raste, duke e çuar mbi 370 numrin e rasteve me variantin Delta.

Autoritetet  thanë se qytetarët po shkelnin rregullat e bllokimit duke takuar persona të tjerë. Ata u janë lutur banorëve të respektojnë urdhrin për qëndrimin në shtëpi. Një nga arsyet e rritjes së rasteve ishte mosrespektimi i masave nga personat e infektuar.

Qyteti më i madh i Australisë, prej 5 milion banorësh  do të qëndrojë në karantinë  deri me 17 korrik. Shpërthimi i Covid ka shkaktuar zemërimin e publikut për shkak të  përhapjes së  ngadaltë të vaksinave.



Më pak se 10% e australianëve janë vaksinuar dhe mungesa e furnizimeve, veçanërisht e vaksinës Pfizer, do të thotë që shumë njerëz – sidomos të moshës nën 40  nuk do të mund të vaksinohen deri në fund të vitit.

Fushata e vaksinimit në Australi filloi në shkurt por u pezullua për shkak të hezitimit për tu vaksinuar AstraZeneca. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!