Vetëm disa ditë pas sulmit të përgjakshëm në një qendër tregtare në Sidnei ku mbetën të vrarë 6 persona, Australia tronditet nga një tjetër sulm me thikë. Këtë herë, në kishë në wakeley, në jugperëndim të Sidneit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në kishën Christ The Good Shepherd, në orën 19:00 të së hënës në orën lokale. Peshkopi Mar Mari Emmanuel ishte duke kryer shërbimin e meshën kur një person çohet dhe e godet atë me thikë disa herë ne fytyrë dhe në trup derisa peshkopi bie në tokë.
Shumë persona që ishin të pranishëm në sallë, u çuan për të larguar agresorin. 4 pësoni të tjerë mbetën po ashtu të plagosur. E gjithë ngjarja u është filmuar, pasi shërbimi ishte duke u transmetuar drejtpërdrejt.
Në pamjet e publikuara dëgjohen të britma tmerri nga të pranishmit. Të gjithë të plagosurit janë shtruar në spital teksa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Sulmuesi u bllokua nga besimtarët dhe nuk arriti të largohej derisa erdhi policia edhe e arrestoi.
/abcnews.al