Është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura shqiptare, e cila numëron disa hite ndër vite. Përpos muzikës, Elvana ka rrëmbyer vëmendjen edhe për pamjen e saj.
Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto tejet të veçantë, ku shfaqet me një look fëmijëror, me flokët e kapur me bishtaleca shumëngjyrëshe. Ndërsa nuk kanë munguar as komentet e fansave, duke vënë në pah se këngëtarja duket shumë e ëmbël me këtë stil flokësh.
Për sa i përket projekteve muzikore, ende nuk ka asnjë detaj nëse këngëtarja po punon për të sjellë ndonjë këngë të re së shpejti. /abcnews.al

