Ndryshimet në look kanë qenë të shpeshta kohët e fundit për Kidën. Pasi u bë bjonde, Kida eksperimentoi dhe me flokët ngjyrë rozë, por përsëri iu rikthye dashurisë së saj të vjetër. Mirëpo, kësaj here autorja e hitit “Paranoja-Pishman” ka guxuar sërish dhe ka surprizuar fansat me ndryshimin drastik që ka bërë.
Artistja ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet me flokët shkurt deri tek supet, të lyera me një nuancë të verdhë. Pamja e re ka marrë vëmendjen e fansave dhe miqve të saj, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen. Nuk dihet nëse ky ndryshim rrënjësor i këngëtares lidhet me klipin e këngës më të re që ka paralajmëruar.

Projekti më i fundit i Kidës mban titullin “Edhe Sa” që e solli këngëtaren krejt ndryshe. Një hit i padiskutueshëm ishte dhe bashkëpunimi me Mozzik, “Paranoja-Pishman”, këngë e cila bëri bashkë në muzikë pas 5 vitesh dy miqtë e ngushtë. /abcnews.al




