Këngëtarja Sia ka bërë debutimin e saj si regjisore me “Music”, një dramë muzikore që flet për një vajzë të re me autizëm të quajtur Music. Por, pas publikimit të trailerit të parë, Sia është përballur me kritika të shumta për shkak se Maddie Ziegler portretizon një personazh me autizëm, ndërkohë që nuk është autike në jetën reale.
“Është një turp kaq i madh që dikush me një platformë kaq kolosale e përdor atë për të përjashtuar aktorët me nevoja të veçanta dhe probleme të ndryshme,” shkroi një person. “Unë kam qenë adhurues i punës suaj ndër vite, kështu që kjo është me të vërtetë zhgënjyese”, shtoi një tjetër.
Duke i përgjigjur një komentuesi, që u shpreh se ka një numër aktorësh autikë, të cilët do të ishin më të përshtatshëm për të interpretuar rolin kryesor, përfshirë dhe vetë atë, Sia iu përgjigj: “Ndoshta mund të jesh një aktore e keqe“. Sia gjithashtu ka argumentuar se Ziegler nuk ishte në të vërtetë zgjedhja e parë për rolin, pasi fillimisht u zgjodh një aktor i spektrit autik, por sipas saj nuk arriti të interpretonte si duhej.
I actually tried working with a a beautiful young girl non verbal on the spectrum and she found it unpleasant and stressful. So that’s why I cast Maddie.
— sia (@Sia) November 20, 2020
Dikush tjetër kritikoi Sian për mos punësimin e më shumë personave “me aftësi të kufizuara”, dhe Sia u përgjigj, “Unë kam punësuar shumë fëmijë me aftësi të veçanta.” Për më tepër, Sia gjithashtu mori disa kritika për përfshirjen e organizatës Autism Speaks, e cila është akuzuar se nuk përfaqëson ose punon si duhet për njerëzit me autizëm. /abcnews.al