Sia flet për adoptimin e dy djemve: Gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë

schedule10:40 - 12 Tetor, 2020

schedule 10:40 - 12 Tetor, 2020

Pak kohë më parë, Sia surprizoi fansat kur njoftoi se kishte birësuar dy djem 18-vjeçarë. Ndërkohë së fundmi, këngëtarja ka folur për herë të parë për arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi gjatë një interviste për Vogue Australia, teksa tregoi se ideja lindi pasi kishte parë një dokumentar.

“Jam e fiksuar pas televizionit dhe dokumentarëve të realitetit dhe pashë një dokumentar dhe pashë djalin tim,” tha ajo. Këngëtarja e “Together” shpjegoi se ajo ndjeu një lidhje të menjëhershme me djalin adoleshent pasi kuptoi se ai nuk e kishte familjen e tij.

Unë thashë:” Çfarë? Ashtu si ai nuk ka askënd. O Zot. Unë do ta gjej dhe do të jem mamaja e tij. Dhe kështu bëra.”, tha ylli me famë botërore, e cila adoptoi më pas edhe mikun e tij. Lajmin se ka birësuar dy djem e dha vitin e kaluar gjatë një interviste me SiriusXM’s “The Morning Mash Up”. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!