Në vitin 2010, Jeff Bewkes, atëherë CEO i Time Warner, u pyet nëse mendonte se Netflix kishte ndonjë shans për t’ia kaluar Hollywood-it. Përgjigja e tij sarkastike, është cilësuar si nga parashikimet më të palogjikshme.
Bewkes( njësoj si personi i cili shkroi memorandumin e Western Union që celularët janë një humbje kohe) nuk e mori kurrë seriozisht NetfliX. Duke ironizuar ai tha: ‘A do të mundet ushtria shqiptare të pushtojë botën?!’
Parashikimi i BeWkes ishte i gabuar sepse një dekadë më vonë, Netflix tregoi se nuk është Shqipëria. Ai është perandoria spanjolle e epokës së artë. Netflix po bëhet një nga bizneset më të mëdha mediatike të njohura ndonjëherë.
Ka miliona përdorues dhe marrëveshje prej miliona dollarësh. Sistemi i vjetër i Hollivudit, studiot, kinemaja – një infrastrukturë e tërë e prodhimit është zëvendësuar nga modeli i Netflix. Konkurrentët e tij kryesorë janë: Hulu, Disney +, Apple TV, HBO Max dhe Amazon Prime Video.
Falë pandemisë së Covid, 2020 është viti që rriti triumfin e Netflix, gjatë kësaj periudhe arriti të regjistronte rreth 15 milion abonues të rinj dhe aksionet gjithashtu u rritën.
Të strukur me ankth, në ambiente të mbyllura, interesi i europianëve ishte te filmat për të rritur, aq sa në një moment të caktuar interneti u bllokua.
Nga fillimi i pandemisë deri në gusht, filmi më i parë Netflix ishte një film francez i quajtur Cuties me regjisore Maïmouna Doucouré, e cila kishte vendosur në këtë film si kryepersonazh Amyn, një emigrante minorene nga Senegal, që jetonte në Francë me nënën e saj (një myslimane e devotshme) dhe dy vëllezërit.
E mërzitur, e vetmuar, ajo së bashku me pjesën tjetër të familjes po prisnin që i ati të mbërrinte nga Senegali. Ajo miqësohet me fqinjën e saj, moderne Angelica dhe bëhet një pjesë e ekipit të hip-hopit të Angelica, Cuties. Nëna e Amy nuk e pranonte diçka të tillë.
Regjisorja bëri një poster i cili tregonte aktoret e filmit, duke ecur nëpër një rrugë me kalldrëm duke mbajtur çanta me rroba, ndërsa Neflix e ndryshoi posterin me një të ri, në të cilin aktorët kishin veshur pantallona të ngushta dhe me shkëlqim.
Filmi i Maïmouna Doucouré nuk flet për pedofilë, por debutimi i aktorëve u pëlqye jashtëzonisht shumë nga të gjitha moshat. Por filmi mori edhe kritika aq sa Netflix u detyrua të ndalonte reklamat dhe më pas kërkuan falje.
Teoritë rreth Pizzagate, QAnon, përhapën idenë se forca të fuqishme në shoqëri po promovojnë pedofilënë. Sipas tyre të promovosh një film që seksualizon 11-vjeçarët cilësohet si diçka e pamatur në çdo kohë.
Kritikat e ashpra u kthyen në një zemërim të madh dhe një aktakuzë para një jurie të madhe në Teksas.
CEO i Netflix, Ted Sarandos, nuk e ka kuptuar se urrejtja ndaj filmit mund të reflektojë edhe urrejtjen ndaj Epstei, i akuzuar për pedofili.
Filmi u keqkuptua veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Thelbi i tij ishte: Unë jam një CEO Global. Netflix është një kompani globale.
Mesazhi ishte i qartë: kur jeni duke drejtuar një perandori, gjithmonë do të ketë trazira.
Netflix numëron tashmë 182 milion abonentë në 190 vende. Ajo që ishte e çuditshme në lidhje me çështjen e filmit është fakti se sa e gatshme ishte kompania të tërhiqej.
Kur qeveria e Singaporit kërkoi heqjen e Martin Scorsese (1988) nga platforma vitin e kaluar,ai e hoqi menjëherë. Kur qeveria Saudite i kërkoi Netflix të hiqte një episod të Patriot Actme Hasan Minhaj që mbulonte vrasjen e Jamal Khashoggi, Netflix u bind.
Kishte edhe një mundësi tjetër: Netflix ishte një biznes argëtimi që prodhonte informacione-ashtu si New York Times. Në fund të viteve 2010 nuk kishte asnjë kufi që ndante lajmet nga argëtimi.
Çfarë tjetër mund të shpjegojë përzgjedhjen e madhe të dokumentarëve socio-politik të Netflix?
Netflx do të transmetonte edhe filma të tjerë si: Get Me Roger Stone (2017) dhe RBG (2018), Knock Down the House (2019) dhe The Great Hack (2019) dhe shumë të tjerë më pas , me Barack Obama dhe Meghan Markle.
Megjithëse tema e secilit film ndryshonte, vlerat e tyre nga faqet e botuara të ndonjë gazete të së majtës në botën perëndimore ishin të njëjta. Këtu ishte reagimi hiperliberal i epokës Trump, një përzierje e frikës dhe sentimentalizmit.
Ishte argëtim, apo ishte mazokizëm?
Nëse doni të kuptoni shpërthimin spektakolar të liberalizmit gjatë pesë viteve të fundit – si u bë paranojak, si braktisi skepticizmin dhe tolerancën, si përqafoi politikat e paarsyeshme dhe të identitetit – gjithçka që ju nevojitet është një abonim në Netflix.
Në 2016 punonjësit dërguan 98 përqind të dhurimeve të tyre për demokratët. Kjo u rrit në 99.6 përqind për zgjedhjet afatmesme të vitit 2018.
Ata që mblodhën më shumë para në vitin 2020 ishin Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren, ndërsa Reed Hastings dha donacionet e tij më të mëdha për Pete Buttigieg dhe Joe Biden.
Netflix ishte një treg i jashtëm për sa i përket njëanshmërisë së politikës së tij. Demokratët iu përgjigjën, siç bënë për firmat gjigante të Wall Street dhe kompani të tjera të mëdha teknologjike, duke i ofruar Netflix një mundësi për të fituar reputacionin, një mënyrë për të fshehur praktikat e tij të dyshimta të punës.
Netflix punësoi prodhuesit më të mëdhenj për t’ia dalë.
Regjistrimi i Sussexes mund të përfundojë duke shënuar kulmin e perandorisë së Netflix. “Ushtria shqiptare” ka triumfuar mbi Hollywood-in dhe tani po rrëmben anëtarët e familjes mbretërore britanike.
Problemi i vetëm për Netflix ishte se nuk kishte ide se çfarë të bënte me fuqinë që kishte. Përmbajtja e tij ishte e përqendruar në mesazhet sociale – drejtësinë raciale, barazinë gjinore, administrimi i mjedisit – që u pëlqente njerëzve të krijonin, dhe jo audiencave të vërteta.
Shfaqjet më të shikuara në Netflix – Friends dhe The Office nuk ishin përmbajtje origjinale dhe ishin prodhuar në epokën para Trump. Të dy shfaqjet së shpejti do të kalojnë në shërbimet rivale të transmetimit.
Pas fiaskos së Cutie, rreth 800 % e regjistruesve anuluan abonimet. Katër drejtues të lartë janë larguar nga kompania që nga shtatori. Disney +, një rival vetëm një vit nga ekzistenca e tij, tani ka 60 milion abonentë.
Netflix tani ka kaq shumë konkurrentë dhe ka aq shumë përmbajtje në dispozicion sa që i gjithë modeli i transmetimit duket si një flluskë mediatike në internet.
Pesë ditë para zgjedhjeve, kushdo që menaxhonte llogarinë e Joe Biden në Twitter kritikoi Netflix për pagimin e taksave federale mbi të ardhurat e amerikanëve. Ishte një tjetër shenjë e një viti të keq që duhet të kishte qenë një triumf./abcnews.al

