Si u zbulua “tregtari” i minave në Durrës, agjenti u prezantua si klient, në vend të parave i vuri prangat

schedule11:06 - 26 Gusht, 2021

schedule 11:06 - 26 Gusht, 2021

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë për arrestimin e 50-vjeçarit Arben Elezi nga Larushku të cilit iu gjetën 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat dyshohet se do t’i shiste kundrejt shumës 10.000 euro.

ABC mëson se kjo skemë është zbuluar me agjent të infiltruar pas sinjalizimeve që kishin mbërritur në policinë e Durrësit.

Ka qenë një agjent i fshehtë i cili është prezantuar para Elezit si “klient” duke kërkuar të blejë mina. Dhe në momentin kur kanë arritur ujdinë, është organizuar operacioni “Furnitori” duke bërë të mundur arrestimin e tij në Shkafane.

Para policisë ai ka deklaruar se minat e prodhon vetë duke mohuar të ketë bashkëpunëtorë të tjerë. Tashmë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!