Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë që tronditi Vlorën, 5 ditë më parë ku u gjet i vrarë 25-vjeçari Xhuljano Bullari. Së fundmi policia ka arrestuar autorin e këtij krimi, Bledar Selmanaj 39-vjeç. Ai është kapur në zonën e “Bllokut” në Tiranë, ndërsa në banesën e tij në Vlorë i është gjetur edhe arma e krimit e groposur në oborr.
Mësohet se identifikimi i autorit të krimit është bërë nga kamerat e sigurisë në Vlorë të cilat janë ndjekur deri në afërsi të vendit ku u gjet viktima, Xhuljano Bullari. Mësohet se viktima dhe autori kanë udhëtuar me të njëjtin makinë tip “Fiat” që ngitej nga viktima.
Sipas burimeve, policia dyshon se vrasja ne Vlorë ka ndodhur për shkak të konflikteve për çështje droge. Viktima Bullari dhe autori Bledar Selmanaj janë nisur së bashku nga Tirana në Vlorë për çështje që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike. Sipas burimeve shkak për vrasjen nga policia dyshohet se viktima i kishte borxh autorit dhe kjo ka bërë që konfliktet të agravohen. Në debat e sipër Bledar Selmanaj e ka qëlluar brenda në automjet duke e lënë të vdekur në vend.
LEXO EDHE: Vrau 25-vjeçarin në Vlorë, kush është autori i arrestuar, i njohur si grabitës serial
Kujtojmë se Bleda Selimaj është një emër i njohur për policinë. Ai 9 vite më parë u arrestua si autori i një serie grabitjesh në qytete të ndryshme të vendit./abcnews.al/