Greqia është tronditur pasditen e sotme nga një ekzekutim mafioz. Viktimë mbeti boksieri 35-vjeçar Haris Kontogiorgis.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ekavis, jashtë klubit sportiv të boksit “Perseus” , teksa viktima po hynte në palestër, persona të panjohur i janë afruar dhe e kanë qëlluar të paktën katër herë.
Kontogiorgis njihej me pseudonimin “Dirty Harry”, ishte një atlet me përvojë me shumë ndeshje boksi në Greqi.
Sipas informacioneve, vrasja lidhet me sulmin gjithashtu mafioz ndaj boksierit 58-vjeçar “Kefala”, në maj të vitit 2021 , jashtë një restoranti në Metomorfosi.
Në fakt, Haris Kontogiorgis ishte nipi i të vrarit “Kefala” dhe emri i tij ishte përfshirë në dosjen e vitit 2011, ku nisi një hetim i madh policor.
Kontogiorgisin u konsiderua nga “Kefala” si nip të tij megjithëse nuk kishin lidhje familjare. 35-vjeçari u rrit në skuadrën e “Kefala” që në fëmijëri.
“Kefalas” siç ishte pseudonimi i tij, ishte i njohur për autoritetet dhe më parë kishte qenë i punësuar në Departamentin e Zhvatjes në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës. Emri i tij u përfshi në një padi të ngritur në vitin 2011 , si drejtues i një grupi që u shiste mbrojtje pronarëve të dyqaneve në zonat e Filadelfia e Re, Nea Jonia, Chalkidona, Heraklion, Metamorfosi dhe Kifisia. Në vitin 2007 ai u akuzua së bashku me tre persona të tjerë për rrëmbim dhe rrahje të një burri.
Sipas autoriteteve greke ky është një tjetër “pastrim” i nëj sage vrasjesh në tre vitet e fundit që kanë lënë pas 22 të vdekur. /abcnews.al/