Si u urdhëruan vrasjet në 21 Janar? Mahmutaj: Brenda 12 sekondash u kryen të gjitha vrasjet. U qëlluan pasi kishte përfunduar protesta

schedule16:35 - 4 Tetor, 2024

schedule 16:35 - 4 Tetor, 2024

Gazetari Fatos Mahmutaj, në një intervistë për emisionin “Faqja 4” në ABC News foli për audio regjistrimin me urdhrat nga lart për të qëlluar ndaj protestuesve të 21 janarit 2011, ku u vranë 4 persona. Ai thotë se brenda 12 sekondash janë kryer të 4 vrasjet dhe se kjo ndodhi pasi kishte përfunduar protesta.

Sipas tij, Ndrea Prendi është dhunuar në zyrën e kryeministrisë pasi atij i ishte dhënë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve që në orën 14:00 por në fillim nuk ka pranuar.

“Dera e kryeministrisë ishte e hapur 14:10 ka qenë një Mercedes i bardhë që përplasi derën dhe më pas është vërtetuar se ishte inskenim nga forcat e policisë të gardës për të krijuar dhe hapur një korridor që protestuesit të futeshin brenda. Njerëzit jo vetëm që nuk hynë por arritën deri te kangjellat, hipën mbi kangjella dhe dogjën dy objekte të djegshme, gjethet e thara të palmave, asnjë njeri nuk pati interes që të futej. Përplasja e fundit midis protestuesve dhe organeve të policisë ka filluar rreth 16 pa 2 minuta.

Protestuesit i sulmuan policët. Policët u kundërpërgjigjën duke sulmuar protestuesit ndërkohë një pjesë protestuesish qëlluan me pllaka mermeri duke u shpartalluar çdo lloj mbrojtjeje e policisë. Nuk ka zgjatur as dy minuta ishin pozicionuar furgonat gjysmë të blinduar të forcave speciale. Kur dogjën dhe furgonat, protesta mori fund. Njerëzit po ktheheshin dhe në ato momente pati të shtënat, isha duke i transmetuar live, korrespondon me urdhrin për të qëlluar mbi njerëzit. Pasi të gjithë gardistët kanë qëlluar në të njëjtin moment, kush në ajër, kush poshtë. Brenda 10-12 sekondash janë bërë të gjitha vrasjet në të njëjtin moment.”, u shpreh gazetari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!