Si u “prenë” fijet e bandave që trafikonin emigrantë nga Lindja e Mesme, Vocaj: Nga Tirana në Sarandë

schedule11:09 - 19 Janar, 2022

schedule 11:09 - 19 Janar, 2022

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e finalizuar për shkatërrimin e 5 grupeve kriminale që kontrabandonin emigrantë nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE. Ai tha se në Shqipëri janë arrestuar 25 persona, 18 prej të cilëve janë shqiptarë.

Lexo edhe: Operacioni për klandestinët, SPAK: 7 episode në Shqipëri, sekuestrohen skafe e anije

“Eurojust dhe Europol kanë finalizuar operacionin për ekzekutimin e 47 masave. Gjatë hetimeve të kryera është dokumentuar fakti që pjesëtarë të katër grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim kontrabandimin nga Lindja e Mesme drejt Italisë me destinacion vendet e BE.

Ata siguronin persona të ndryshëm nga shtetet e Irakut apo Sirisë dhe i kontrabandonin. Janë dokumentuar 30 episode të ndryshme kontrabandimi. Janë dokumentuar 7 episode të kontrabandimit nga Lindja e Mesme në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar. Pas kërkesës nga SPAK me vendim përcaktimin e masës së sigurimit është urdhëruar arrestimi i 25 personave në Shqipëri. 18 janë shqiptar dhe 7 janë të huaj. Palestinez, Iranian dhe turq”, tha Vocaj.

Lexo edhe: Aksion në Vlorë, 5 të arrestuar për trafik klandestinësh, nisen drejt Tiranës

Në total janë goditur 4 grupe kriminale dy prej të cilave operonin nga Italia, një në Shqipëri dhe një në Turqi të cilat bashkëpunonin për trafikimin e klandestinëve. Nga ky operacion, janë lëshuar në total 47 masave të sigurimit personal, ndërsa janë prangosur 25 persona, 18 prej tyre shqiptarë. Nga hetimi i përbashkët janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve. Grupet fillimisht siguronin persona të ndryshëm në Irak, Siri, Egjipt dhe iu premtonin kalim drejt vendeve të BE-së kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 mijë deri në 10 mijë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!