Si u përhap koronavirusi në Brazil?

schedule09:31 - 27 Maj, 2020

schedule 09:31 - 27 Maj, 2020

Brazili akoma nuk kishte konfirmuar rastin e parë me Covid-19 deri më 26 shkurt – më shumë se një muaj pasi  rasti i parë me koronavirus u konfirmua jashtë Kinës.

Rasti i parë ishte një burrë 61-vjeçar që ishte kthyer në Sao Paulo, qyteti më i populluar në Brazil, nga Lombardia në veri të Italisë. Megjithëse hulumtimet kanë sugjeruar se virusi në të vërtetë mbërriti më herët, por viktima nuk pati deri në muajin prill.

Sidoqoftë, deri më 11 Prill, Brazili ishte vendi i parë në hemisferën jugore që kaloi shifrën e 1.000 viktimave. Deri në 17 maj kishte më shumë raste sesa Spanja dhe Italia, dhe një javë më vonë SH.B.A. ndaloi çdo udhëtim në Brazil.

Në mars, Presidenti Jair Bolsonaro ishte akoma duke e krahasuar virusin me një “grip të vogël”, ndërsa pretendonte se media po “mashtronte” njerëzit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!