Si u krijua “Kozmosi” në Tiranë? Kadesha tregon detajet e Festivalit të Muzikës së Dhomës

schedule11:04 - 26 Tetor, 2023

schedule 11:04 - 26 Tetor, 2023

“Kozmos” është festivali i muzikës së dhomës, që është mbajtur në Tiranë. Organizatori dhe drejtuesi i këtij festivali, Jonian Ilias Kadesha ka ndarë detajet në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Ai ka zbuluar pse vendosi ta quante me një emër kaq të veçantë. Sakaq, ka treguar se sivjet, janë dhe instrumentat më klasik si violina, violinçelë, piano, madje është shtuar dhe një kitarë.

Mendova që festivali mos të quhet thjesht “Festivali i muzikës së dhomës së Tiranës”, kuptohet që ka dhe festivale të tjera dhe desha që t’i jap dhe një emër pak më të veçantë. Dola në konkluzion goxha shpejt me këtë fjalën ‘kozmos’. Fjala është e gjuhës së lashtë greke, por është tashmë në fjalorin botëror dhe të çdo gjuhe tjetër. Është tamam internacionale dhe të gjithë e dinë se për çfarë flasim. Edhe është tamam ajo, kozmosi nga një anë është gjithë bota, por atë madhësi që ka gjithë bota, mund ta fusësh në një bërthamë të vogël dhe ajo gjëja e vogël ka kozmosin e vetë. Pra, kjo ishte dhe ideja që ne po fillojmë një festival që në krahasim me botën është një gjë e vogël që ndodh, por ka rëndësinë e vetë. Sivjet, kemi instrumentat më klasik si violina, violinçel dhe piano, por sollëm dhe një kitarist që është një nga më të mirët dhe kosovarë, Petrit Çeku”, u shpreh Kadesha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!