Si u ekzekutua duke pirë kafe Naim Bajri: U qëllua me breshëri nga një “Benz”, në trup 7 plumba

schedule08:54 - 3 Qershor, 2022

schedule 08:54 - 3 Qershor, 2022

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Naim Bajrit mëngjesin e sotëm në Shkodër. 68-vjeçari mbeti i vrarë në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”. Ndërkohë, i plagosur në këtë atentat ka mbetur edhe Astrit Zeneli, i punësuari i Naim Bajrit.

Lexo edhe: Rikthehen vrasjet në “Palermon e Shqipërisë”. Me snajper, tritol dhe killera me pagesë, të gjitha ekzekutimet e bujshme që tronditën Shkodrën gjatë 20 viteve të fundit

Sikurse abcnews.al ka raportuar më herët Bajri ishte duke pirë kafen e mëngjesit me të punësuarin e tij në momentin që ka rënë pre e atentatit, ku edhe humbi jetën.

Burime për ABC bëjnë me dije se një automjet  tip “Benz” është afruar pranë trotuarit dhe është qëlluar në drejtim të 68-vjeçarit me breshëri automatiku dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të By Passit ku edhe e kanë djegur.

Nga sa mësohet viktima ka marrë 7 plumba në trup, ndërsa i plagosuri një në krah. Ky i fundit ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!