Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si u bë virale nisma “Njih tokën tënde”, Tufa: I kaloi pritshmëritë tona

schedule08:00 - 7 Shkurt, 2020

schedule 08:00 - 7 Shkurt, 2020

I ftuar në “Abc e mëngjesit”me Enkel Demin, kordinatori i nismës së studentëve të Kolegjit Universitar “Bedër”, “Njih tokën tënde”, Alban Tufa u shpreh se ka pasur një rritje të interesit të kësaj nisme, ndërsa theksoi se fushata do të vazhdojë në rrjetet sociale.

“Menduam që duke sjellë disa foto dhe duke bërë një fushatë, do të jetë një indicje shumë e mirë që nëpërmjet fotove qytetarët të vizitojnë vendet shqiptare. Ka një rritje të interesit të qytetarëve ndaj kësaj nisme dhe dëshirës për tu njohur me trevat shqiptare. Rritja e interesit i kaloi pritshmëritë tona”, u shpreh Tufa.

Tufa gjithashtu tha se nisma në fillim nisi si një projekt i lëndës mësimore, por që më pas u kthye në dëshirë për të njohur vendin.

“Kjo nismë si fillim nisi si një detyrim për lëndën, e cila çdo vit bëhet një fushatë dhe tashmë është bërë një traditë, dhe si pasojë e kësaj lindi nevoja për të njohur Shqipërinë”, tha më tej Tufa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!