Si u arrestua mbrëmë “UFO” në Tiranë, telefoni që “tradhtoi” Ilir Pajën

schedule11:49 - 4 Nëntor, 2022

schedule 11:49 - 4 Nëntor, 2022

Detaje të reja zbardhen për arrestimin e të shumëkërkuarit Ilir Paja, mbrëmjen e djeshme në zonën e Laprakës në Tiranë. 49-vjeçari u kap në një lokal të zonës nga njësia Fast dhe operacionalja.

Ai mbahej nën vëzhgim të rreptë për gati 3 muaj, pas informacioneve që ishin siguruar në rrugë operative se strehohej në zonën e Laprakës, tek të afërm të tij.

Gjatë kësaj kohe njësia operacionale mbante në vëzhgim ambientet që Ilir Paja frekuentonte si dhe ishte vënë në përgjim për të vërtetuar nëse ishte i njëjti person ose jo.

Pikërisht mbajtja nën përgjim e njërit prej numrave telefonik që Paja përdorte, çoi edhe në zbulimin e vendeve ku ai qëndronte.

Lexo edhe: Arrestohet “UFO” në Tiranë, Ilir Paja i dënuar me 25 vite burg nga drejtësia italiane

49-vjeçari përdorte dokumente të rregullta, ndërsa gjatë arrestimit i është sekuestruar dhe një shumë prej 5 mijë eurosh.  Ilir Paja njihet me nofkën “UFO” nga drejtësia italianë, pasi është arratisur 2 herë nga burgu në mënyrë spektakolare.

Në 2017 është liruar me kusht nga gjykata e Krujës pasi vuante një dënim për plagosje të punonjësit të policisë në vitin 2008, Bledi Haxhimali, gjatë një operacioni në Tiranë për arrestimin e tij./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!