Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si u arratis ish-kreu i Shërbimit Sekret në Maqedoni? Opozita kërkon dorëheqjen e Zaev

schedule16:59 - 22 Shkurt, 2021

schedule 16:59 - 22 Shkurt, 2021

Ndodhi ajo që pritej. Ish-kreu i shërbimit sekret të Maqedonisë Sasho Mijalkov është arratisur. Dje autoritetet maqedonase lëshuan një fletë-arresti duke iu trembur faktit që Mijalkov mund të arratisej pak orë para dhënies së vendimit.

Gjatë kontrollit që është bërë, ai nuk është gjetur askund duke u zhdukur pa gjurmë. Kjo ka sjellë reagimin e fortë të partive në Maqedoni, teksa opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, Zaev.

Por, si u zhduk ish-drejtori i DSK-së para syve të policisë? Prokurorët Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov të premten informuan Ministrinë e Brendshme se gjykimi ka mbaruar dhe se ka ngelur vetëm shqiptimi i vendimit. Pas informacioneve se mund të arratisej prokuroria lëshoi fletë arrestin.

Deri në orën 18:45 pasditen e djeshme, prokuroria ka pasur informata se Mijallkov nuk ka ikur, shkruan Alsat. Por pas orës 21:47 është zhdukur. Prokuroria dyshon se Mijallkov kishte ndihmës dhe e dinte se ndaj tij kishte masë paraburgimi dhe se ai po ndiqet nga policia. Procesi gjyqësor për “Target-Fortesa” ku ai akuzohet ka filluar me 22 dhjetor të vitit 2017 dhe tani pritej vendimi./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!