Maqedoni, ish-drejtori i shërbimeve sekrete drejt qelisë

schedule21:35 - 20 Nëntor, 2018

schedule 21:35 - 20 Nëntor, 2018

Ish-drejtori i shërbimeve sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijalkov është nisur pasditen e së martës drejt burgut të Shutkës, pas dhënies së masës së sigurisë nga Prokuroria Speciale. Akuza caktoi masën e paraburgimit për Mijalkov në lidhje me rastet “Target” dhe “Fortesa”, për shkak të rrezikut për arratisje. Pak ditë më parë e njëjta masë u dha për ish-ministrin e Transporteve Milje Janakievski dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë Gruevski, Kirill Bozhinovski, për abuzim me anë të detyrës. /abcnews.al