Gazetari Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme në ABC pamjet e një laboratori droge në Fushë Krujë. Në pamje shihet kamuflimi që poseduesit e laboratorit kanë arritur të kryejnë në banesë. Laboratori funksiononte si një tualet i zakonshëm i një banese.
Sipas informacioneve laboratori funksiononte për të përpunuar drogat e forta. Sipas gazetarit Hoxha, Policia kishte dijeni se ekzistonte një laborator i përpunimit të drogës në këtë zonë.
Mësohet se operacioni u dekonspirua, pasi në momentin që u bë ndërhyrja nuk u gjet asgjë. Aktualisht policia po heton për të gjetur pronarët e këtij laboratori dhe cila organizatë kriminale e ka përdorur.
“Ishte për përpunimin e drogave të forta. Izolimi ka qenë shumë i mirë me qëllim që të mos dëgjohej zhurma poshtë. Ra në gjurmët e laboratorit. Kërkoi ndërhyrjen e policisë së shtetit, por për fat të keq në rrethana ende të panjohur në momentin që u bë ndërhyrja ishte i boshatisur.
Dikush ka dekonspiruar. Megjithëse ishin munduar ta pastronin kishte gjurmë. Janë përpunuar drogëra të forta. Është një investim serioz. Të ndërtosh një laborator të tillë nuk mund ta bësh pa pasur informacion brenda policisë. Kur ka hyrë policia është gjetur vetëm mekanizmi, por nuk u kap laboratori. Ka pasur dyshime” tha Artan Hoxha.
“Ishte për përpunimin e drogave të forta. Izolimi ka qenë shumë i mirë me qëllim që të mos dëgjohej zhurma poshtë. Ra në gjurmët e laboratorit. Kërkoi ndërhyrjen e policisë së shtetit, por për fat të keq në rrethana ende të panjohur në momentin që u bë ndërhyrja ishte i boshatisur.
Dikush ka dekonspiruar. Megjithëse ishin munduar ta pastronin kishte gjurmë. Janë përpunuar drogëra të forta. Është një investim serioz. Të ndërtosh një laborator të tillë nuk mund ta bësh pa pasur informacion brenda policisë. Kur ka hyrë policia është gjetur vetëm mekanizmi, por nuk u kap laboratori. Ka pasur dyshime” tha Artan Hoxha./ db/Abcnews.al